Udhëzime të përditësuara për shkollat gjatë pandemisë së koronavirusit duke filluar nga 19.1.2022

Asiasanat

KoulutusOppilaat

Autoritetet e sëmundjeve të transmetueshme kanë përditësuar udhëzimet për shkollat si më poshtë: Mund të shkoni në shkollë vetëm nëse jeni të shëndetshëm dhe pa simptoma. Rekomandohet mbajtja e maskës në shkollë për nxënësit nga klasa e 3 deri në klasën e 9. Stafi është i detyruar të mbajë maskë. Për më tepër, të gjithë në shkollë duhet të zbatojnë udhëzimet e tjera në lidhje me koronavirusin.

Nëse një nxënës ka një anëtar në familje pozitiv me koronavirus, rekomandohet që nxënësi, sipas udhëzimeve të THL-së, të qëndrojë në shtëpi për 5 ditë si masë paraprake, nëse familja mundet dhe dëshiron ta bëjë këtë

 Nëse nxënësi qëndron në shtëpi, do të marrë ushtrime te Wilma dhe mund të progresojë me studimet e veta në mënyrë të pavarur. Duke qenë se autoritetet e sëmundjeve të transmetueshme nuk do të marrin një vendim formal për këtë masë paraprake, fëmija nuk ka të drejtë të mësojë në distancë apo të ketë një çantë karantine, dhe prindi nuk ka të drejtën të marrë pagesën e sëmundjeve të transmetueshme.  

Në raste ekspozimi brenda familjes, një nxënës pa simptoma mund të shkojë gjithashtu në shkollë.  

Nëse prindi njofton që arsyeja për mungesën e fëmijës së tij është infektimi me koronavirus dhe fëmija karantinohet (përfshi dhe një test pozitiv të bërë në shtëpi), nxënësi ka të drejtën të mësojë në distancë në varësi të kushteve të veta. Nëse nxënësi është i sëmurë, prioriteti kryesor është pushimi dhe jo shkolla, as në distancë.  

Nëse nxënësi po mëson në distancë, ai ka të drejtën e një çante karantine që do të zëvendësojë drekën e shkollës. Nëse autoritetet e sëmundjeve të transmetueshme nuk kanë marrë një vendim formal për karantinën, prindi nuk ka të drejtën e pagesës së sëmundjeve të transmetueshme. 

Avainsanat

Koronavirus